Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, rriten rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 28 raste të reja me Covid-19, një rritje e ndjeshme nga një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar edhe 18 pacientë dhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Në Kosovë, deri më tani janë shënuar 107.954 persona të prekur me Covid -9, ndërsa 2.265 kanë vdekur. 105.575 janë shëruar./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 15:33