Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përfshin dy ministri për ASH-në, dy zëvendësministra dhe disa drejtori dhe pozita të zëvendësdrejtorëve në nivel qendror dhe rajonal. Aleanca për Shqiptarët do të udhëheq me ministrinë e Drejtësisë ku për ministër është paraparë Krenar Lloga, aktualisht anëtar i KSHZ-së. Gjithashtu për Aleancën është paraparë edhe ministria e Shëndetësisë, ku si emër ministri lakohet ai i Fatmir Mexhitit.
ASH do të ketë edhe dy zëvendësministra, në Mbrojtje ku është paraparë Tiron Jahjaga dhe në Bujqësi, emër i cili akoma nuk është definuar. Dalja eventuale e Alternativës i çon edhe një post ministror Aleancës, atë të Shoqërisë Informatike. Nëse mbetet Alternativa, ASH do të merr pozitën e zëvendëskryeministrit për ku është paraparë nënkryetari i partisë, Elmi Aziri. Largimi eventual i tij nga pozita e deputetit, në Kuvend sjellë nënkryetaren Bujare Abazi.
Të lidhura
None found
“Ka dy opsioni, ose Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë ose Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. Dy ministri janë të sigurta, Shëndetësi dhe Drejtësi dhe e treta ose zëvendëskryeministri ose ministri i Administratës”, tha Arben Tarvari, Kryetar i ASH-së.
Gjatë ditës mësohet se Kovaçevski ka takuar Gashin, por epilogu i takimit nuk dihet dhe palët nuk kanë konfirmuar dhe as përgënjeshtruar një takim të tillë. Pas Gashit, Kovaçevski do të takojë Taravarin nga i cili do të pret deponimin e emrave për pozitat në ekzekutiv. Përveç nga Alternativa, ASH-ja me hyrjen e saj në Qeveri merr pozita edhe nga BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit jep zëvendësdrejtorin e DAP-it, ndërsa mësohet se do të largohet edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu me qëllim që njeriu i dytë i këtij dikasteri t’i takojë partive nga blloku politik maqedonas. ASH do të marr edhe drejtorin e MEPSO-s, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Avokatin e Shtetit, Drejtorinë për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara, Hekurudhat, Inspektoratin e Arsimit etj. /Alsat.mk
