Artan Lame dorëzon certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa në Gjirokastër, thumbon opozitën

Drejtori i Kadastrës Artan Lame ka shkuar sot në Gjirokastër, ku bashkë me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.

Një nga një, Lame thirri emrat e banorëve të zonës, të cilëve u dorëzoi edhe certifikatat e pronësisë, por gjatë procedurës, kreu i Kadastrës nuk nguroi të thumbonte edhe Opozitën.

“Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve. Pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtepitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit”, tha Lame duke nënkuptuar se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha janë bërë shumë ndërtme pa leje.

Një tjetër rast ishte edhe kur Lame po bënte një llogari vitesh. Ai përmendi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kërkoi ndihmë nga banorët.

“Hë sa na del, mos ta bëjmë si Basha tani”, tha Lame./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 22:44