Franca e “fikur”, ndalet në barazim nga Ukraina (VIDEO)

Franca nuk ka arritur të fitojë as ndaj Ukrainës, duke marrë kushtu barazimin e dytë radhazi pas atij me Bosnjën pak ditë më parë.

Golin hapës e shënoi Ukraina nëpërmjet 22-vjeçarit, Shaparenko, i cili realizoi një eurogol në fund të pjesës së parë që dhe ishte rezultati përmbyllës i asaj pjese.

Në pjesën e dytë Franca reagoi shpejtë, duke barazuar rezultatin përmes Anthony Martial në minutën e 50-të, që njëherit ishte edhe epilogu final i takimit.

Franca realizon kështu barazimin e dytë radhazi pas Bosnës tre ditë më parë, teksa vazhdon të mbetet lidere në pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Ukraina pozicionohet e treta me pesë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Finlanda që gjendet e dyta por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.


Shtuar 4.09.2021 22:45