Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, është qesharake.
Ai zbuloi edhe bisedën me djalin e ish-supervizorit të pallatit për të cilin akuzohet Dako, duke thënë se ai nuk shikonte duke thënë se ky arrestim është dirigjuar nga Ambasada Amerikane.
“Ne thamë se do të arrestohej, se ishte prerë mandata. Ata mund ta linin në “detyrim paraqitje”. Por me këto akuza është qesharake. Të akuzosh Dakon për 18 mln lekë, vetëm një betoniere e Gjushit bën aq.
Do të jap dy elemente. Aty thuhet se supervizori ka qenë Shaban Karuli. Ai ka qenë 79 vjeç kur firmosi letrat. Ai vdiq para 9 vitesh. Kur fola me të birin, ai tha: nuk shikonte nga sytë. Në këtë morinë e madhe, ai është “strumbullari” pretendohet. Këta thonë që Shabani firmosi, por nuk ka firmosur ai. Ia faturuan Shabanit. Po e bëjnë qesharake si dosja 339.
E mora këtë si fabul për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë. U mbars mali dhe polli një mi. Për shpirt Edi Rama s’e çonte në burg Dakon. Të shkosh në burg, s’po shkon në kamp.
A ishte kjo e dirigjuar? Këtë mendoj se e ka dirigjuar një fuqi më e madhe, Ambasada Amerikane. Ambasadorja ikën në datën 22. Është trofeu më i madh.
Ndaj ai shkon në burg me këtë akuzë. Ai akuzohet për një shpërdorim detyre, e akuzojnë për një betonim. Kush ka këllqe që të dënojë për shpërdorim detyre? Kush të çon për shpërdorim detyre? Ambasada? Edhe në rastin e Llallës, e donte ambasada. Dhe për Kelment Balilin dhe Shullazin, ka ndenjur ambasada aty.
Gjushi zyrtarisht ka ikur nga statusi politik. Kjo histori na është dirigjuar. Rama në këto momente ka kërkuar një kompensim, se kanë arrestuar nga krahu (PS) dhe do dhe andej (opozita). Kanë shkuar shumë thellë. Mund të shkojë kushdo”, tha Hoxha.