Artan Hoxha tregon sekretin nga Bogota e Kolumbisë: Çfarë prodhonte ky vend para se të bëhej eksportuesi kryesor i “të bardhës” (VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, duke shijuar një kafe turke.

Hoxha ka treguar se ky vend përpara se të bëhej prodhuesi më i madh i kokainës në botë, ka qenë një nga prodhuesit e kafes në botë.

“Duke shijuar kafe turke ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota.

Nuk e nderrova kafen turke, as ne atdheun e prodhimit te kafese..

Meqe konsumoj shume rralle kafe.

Madje nuk pi asnje lloj kafeje tjeter, perveç asaj turke.

Ne lokalet e Bogotase edhe Cafe de Colombia, servirej sipas recetes turke.

Kolumbia, shume kohe perpara se te behej prodhuesi me i madh i kokaines ne bote, ka qene nje nga prodhuesit me te medhenj te kafese.

Aktualisht, prodhon 754 mije tone kafe ne vit, duke zene vendin e trete ne bote, pas Brazilit dhe Vietnamit…

Me pozicionin gjeografik dhe klimën e saj ideale, Kolumbia është një nga vendet e pakta, që prodhon 100% kafe kokerr Arabica.

Bima e kafese, ne Kolumbi, rritet zakonisht ne nje lartesi nga 1500 metra deri ne 2000 metra mbi nivelin e detit.

Kolumbia dhe kafeja jane një kombinim shumë i famshëm, që vlerësohet për shijen aromatike arrore, nje nuance aciditeti agrumesh, per nje shije te bute dhe embelsi te lehte.

“Café de Colombia” eshte nje marke me fame boterore ne prodhimin e kafese dhe kolumbianet nuk kane ndermend te heqin dore prej saj…..”, është shprehur Hoxha./albeu.com/