Artan Hoxha rrëfen historinë: Ja si iu futa botës së medias, ishte tjetër gjë atëherë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer historinë e tij në botën mediatike dhe vitet e tij të para të punës si gazetar.

Komentet Hoxha i bëri në Neës 24 ku ishte i ftuar.

“Nuk kishim makina, nuk kishte rrugë informacioni, nuk kishte internet. Në çdo kohë ka diçka që të motivon. Përpiqesha vazhdimisht që t’i vija vetes disa objektiva. Nuk e shikoja veten në pozicione drejtues. Nuk i kisha qejf presionet të merresha me politikanët me biznesmenët. Unë kam qenë reporter i drejtësisë. Ishte një lloj tjetër gazetarie. Këto lloj ngjarjesh më dhanë efektin tjetër fillova t’i kërkoja”, tha Hoxha./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 10:47