Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat në Kombinat ka nisur të flasë për problemet me shkollat.
Meta është shprehur se problem janë oraret, pasi prindërit detyrohen t’i marrin fëmijët që në orën 12 dhe më pas nuk kanë ku t’i lejnë, duke i rritur shumë kostot.
Po ashtu Meta shtoi se arsimi në përgjithësi ka dështuar, si çdo gjë tjetër në këtë qeveri.
“Arsimi ka dështuar, si çdo gjë tjetër në këtë qeveri. Librat falas është një dështim, pasi të gjithë e dinë që librat janë të vjetër dhe shumica e tyre nuk kanë faqet e plota. Një qeveri që nuk ka në proritet arsimin është një qeveri që nuk do zhvillimin e vendit,” tha Meta./albeu.com