ARRSH: Nga e diela, hapet qarkullimi i mjeteve në aksin nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga dita e dielë, do të hapet qarkullimi i mjeteve në aksin kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Nga mëngjesi i 26 shtatorit, automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./albeu.com