Stresi tregon të vërtetën e pengmarrjes: Donin t’a trembnin, ndërhyra unë që e lanë të lirë

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje mjaft e rëndë në qytetin e Tiranës ku një i ri i njohur si Kozak Braçi është marrë peng, rrahur dhe degjeneruar në public nga njerëzit e një tjetër “gangster” i quajtur Fabio Dushku.

Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi dhe pas konflikteve në rrjetet sociale në Kozakun, ka dërguar njerëz për të kryer aktin e rëndë.

Në një intervistë për JOQ, rreperi i njohur Stresi, ka thënë se ka qenë ai që ka ndërmjetësuar me vëllain e Fabio Dushkur për lirimin e Kozakut dhe ftohjen e gjakrave.

“Fabio Dushku nuk eshte njeri i instagramit dhe ta etiketojme si te tille, po vuan denimin e tij prej 13 vjetesh ne burgun e koridhalos ne greqi per hallet e veta. Kozakun e kemi ne lagje, eshte nje djal shum i mire mirepo Instagrami po i prish keta te rinj dhe degradohet situata deri ne ate pike. Kozaku nuk eshte marre peng s’duhet ta trashim dhe ta deformojme situaten, thjesht per ti thene qe nuk duhet share shqiptari ne publik shqiptarit sduhet ti preket familja sepse eshte e ditur cfare te pret. Kozaku eshte nje djal qe interviston vip-at ne instagram ka nje audience te pathyeshme dhe ndaj ka influenc te madhe tek fansat. Unë kam dhënë kontributin tim në shuarjen e konfliktit”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 18:06