Arritja e marrëveshjes për grurin, Zelensky: Po bëjmë përpjekje konsiderueshme për të rikthyer furnizimin me ushqim në botë

Në takimin mes Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë sot u arrit një marrëveshje për grurin që është bllokuar në portin e Detit të Zi.

Pas kësaj marrëveshjeje, ka reaguar Zelensky,i cili shkruan se Ukraina po bën përpjekje të konsiderueshme për të rikthyer funizimin me ushqim në botë.

“Ne me të vërtetë po bëjmë përpjekje të konsiderueshme për të rikthyer furnizimin me ushqime në tregun botëror. Dhe i jam mirënjohës Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë për përpjekjet e tyre përkatëse. Suksesi i kësaj historie nuk i duhet vetëm shtetit tonë, por pa ekzagjerim i duhet gjithë botës. Nëse arrijmë të heqim kërcënimin rus për lundrimin në Detin e Zi, kjo do të heqë ashpërsinë e krizës botërore të ushqimit. Delegacioni ukrainas më informoi se ka një përparim. Ne do të biem dakord për detajet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në ditët në vijim”, shkruan ai në rrjete sociale./albeu.com


Shtuar 13.07.2022 23:10