Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së (EMRI)

Këtë të enjte, Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të SPAK në Durrës.

Loer Kume, u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.

Prangosja e Enea Kume, u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme në qytetit bregdetar.

Aksioni raportohet se është ndërmarrë për tjetërsim pronash. Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

 


Shtuar 2.10.2025 09:26