Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal dhe tjetërsim pronash.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.
Të lidhura
Klodiana Lala, informon se aksioni është ndërmarrë ndaj eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit.
Ndërkohë në pranga kanë rënë Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut, të dyshuar si të përfshirë në një skemë të tjetërsimit të pronave.
Ndërsa vetë Aleksandër Laho, është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.
Gjithashtu, urdhër-arrest është lëshuar për kreun e grupit të “Avdylajve”, Astrit Avdyli dhe nipin e tij, Aldo Avdyli.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë ekzekutori në një ngjarje kriminale të zbardhur nga SPAK, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është vrarë.
Sipas Klodiana Lalës, krimi ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku SPAK ka zhvilluar një operacion.
Masat e SPAK
Të arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume
Vlash Draçi
Në kërkim
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Ndalim largimi nga vendi
Edlira Avdyli



