Arrestohet në Muriqan polaku në kërkim ndërkombëtar, po tentonte të largohej nga Shqipëria

Një shtetas polak I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal u arrestua në pikën doganore të Muriqanit.

Ai u arrestua teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Njoftimi i policise:

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “ËEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.


Shtuar 17.02.2024 13:09