Rosalia Messina Denaro, motra e liderit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua mëngjesin e sotëm në fshatin Castelvetrano të Siçilisë. Sipas prokurorëve, 68-vjeçarja menaxhonte shuma të konsiderueshme parash dhe posedonte mesazhe sekrete të bosit të mafias, i cili u arrestua në janar.
Siç u zbulua, Rosalia Messina Denaro ishte një nga ndërmjetësuesit kryesorë që lejoi vëllain e saj të qëndronte në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aparatin mafioz gjatë gjyqit të tij të gjatë në arrati.
Vendimtare për arrestimin e liderit të krimit të organizuar sicilian ishte një shënim i shkurtër që i referohej gjendjes së tij shëndetësore. Ajo u gjet tre muaj më parë nga karabinierët, e fshehur brenda një karrige në banesën e gruas.
Vajza e saj Rosalia Messina Denaro është avokate dhe ka marrë përsipër mbrojtjen e liderit mafioz ndërsa bashkëshorti i saj, Filippo Gottaturo, është dënuar me 14 vite burg për veprimtari mafioze. Djali i saj më i vogël Francesco po vuan dënimin me 16 vite burg, gjithashtu si pjesëtar i mafies. /albeu.com