Policia e Gostivarit ka arrestuar sot një person pasi dyshohet se ka falsifikuar tamponat ndaj koronavirusit.
Bëhet me dije se E.M, 45 vjeç nga Çegrani i Gostivarit, akuzohet për veprën penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.
Ky person, dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ka përgatitur “teste negative PCR” false për dy persona dhe për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit.