Arrestohet ish presidenti Dodon, nisin tensionet në Moldavi

Pas arrestimit të ish-presidentit dhe liderit të opozitës pro-ruse Igor Dodon, kanë nisur trazirat dhe përshkallëzimet në Moldavi. Kjo vjen si pasojë e hetimeve nga Prokuroria Kombëtare për luftën kundër korrupsionit.

Sipas raportimeve të mediave moldave Dodon akuzohet ndër të tjera për korrupsion dhe tradhti të lartë, por gjithësesi lajmet që u publikuan pë rmbajtjen e tij në qeli për 72 orë, rezultojnë kontradiktore pasi fillimisht u konfirmuan nga prokurori i përgjithshëm në largim i Moldavisë, por që u përgenjështruan nga uebsajte të ndryshme informacioni.

Një ngjarje kjo që ka vënë sërish në qendër të vëmendjes përcarjen e vendit: mes palës pro ruse dhe asaj pro europiane, në një moment që përshkallëzohet shqetësimi për një sulm të mundshëm rus nga kufiri ukrainas

Një grup mbështetësish dhe kundërshtarësh të ish-presidentit u mblodhën jashtë rezidencës së tij në kryeqytetin Kishinau, ku policia po kryente një kontroll, pak para se të kryente arrestimin: dy grupet pothuajse u përplasën, përpara se Dodon të shoqërohej jashtë dhe të futej në furgonin e policisë.

Partia e Dodonit – president nga viti 2016 deri në 2020, me marrëdhënie të ngushta me Rusinë e Vladimir Putinit – aktualisht kontrollon 22 nga 101 vendet në parlamentin moldav dhe është forca kryesore, në koalicion me Partinë Komuniste.

Dhjetra mbështetës të ish-kreut të shtetit u mblodhën edhe jashtë Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Duke komentuar ndalimin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli hapur për persekutimin e simpatizantëve të Moskës, ndërsa siguroi se ai nuk do të ndërhynte në punët e Kishinevit./albeu.com