Arrestohet i treti i atentatit mafioz ndaj “Dodës” në Elbasan

Policia gjermane ka arrestuar të tretin e akuzuar për ekzekutimin e ish-oficerit të policisë Roland Rexhepi në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në 22 korrik të vitit 2009 në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe sipas prokurorisë, të përfshirë në ngjarje kanë qenë Marjus Tafa, Armando Llakaj dhe Florenc Shabani.

Siç mëson ABC, ky i fundit është arrestuar sëfundmi në Gjermani për llogari të autoriteve të shqiptare, ndërkohë që Tafa dhe Llakaj vuajnë dënimin e gjatë në burg këtu në Shqipëri për krimin e kryer.

Llakaj është dënuar me 24 vite burg, kurse Tafa me 23 vite.

Rexhepi,  i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

Ngjarja e rëndë u pa nga dhjetra banorë të lagjes “Vullnetari”, të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia atë mëngjes për të ndjekur rutinën ditore. /abcnews.al


Shtuar 14.09.2021 14:03