Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg. Pezullimi i vendimit u kërkua, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
Ish-kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar rreth një muaj parë. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e interpolit menjëherë pasi policia dorëoi raportin për mosgjetjen e tij në banesë apo vende të tjera ku mendohej se ishte. Javën e kaluar Apeli i Posaçëm zbardhi edhe vendimin e dënimit ndaj ish kryeprokurorit.
Sipas Apelit të Posaçëm, ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik./albeu.com