Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

Apeli lë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit. 3.1 milion euro pasuri, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze e Oltion Bistrit, duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm, ndaj ish-drejtorit të operacinales i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.

Po ashtu, është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Në total janë sekuestruar prona:

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

10 – Apartamente;

1 – Vilë;

1 – Truall;

1 – Garazh;

1 – Automjet.