Apeli i GJKKO lë Alqi Bllakon pas hekurave, ish-deputeti socialist: Nuk kam asnjë lidhje me akuzat

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputeti socialist Alqi Bllako duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”..

Mësohet se në gjykatë, Bllako, i cili akuzohet ka përfituar rreth 14 milionë lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ka thënë se nuk ka asnjë rol në shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit dhe as në punësimin e të tij në incenerator.

“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit. Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, nuk kam qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë”, ka thënë Bllako.

Kujtojmë se nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh. Bllako është zyrtari i dytë i lartë që arrestohet për këtë aferë, pas ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka./albeu.com

Shtuar 14.05.2022 13:05