Anulohet lëshimi në hapësirë i raketës më të madhe në botë

Nisja testuese e Space X është anuluar për shkak të një problemi presioni.

Elon Musk thotë se SpaceX do të “riprovojë brenda pak ditësh” nisjen, ndërsa shton se nga testi i sotëm mësoi shumë.

SpaceX gjithashtu bëri një postim në Twitter kua tha se ekipi po punon drejt “mundësisë së ardhshme të disponueshme” pasi tërhoqi përpjekjen e sotme.

Kompania hapësinore me bazë në Kaliforni njoftoi në një transmetim të drejtpërdrejtë në internet gjatë minutave të fundit të numërimit mbrapsht se po fshinte përpjekjen e fluturimit për të paktën 48 orë, për shkak të një problemi të presionit në përforcuesin e raketës së fazës së ulët.


Shtuar 17.04.2023 15:48