Ankimimet e PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit, KAS merr vendimin për Beratin

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS), është mbledhur sot për të dhënë vendimin pas shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet per 24 qendra votimi në qarkun e Beratit.

KAS vendosi të hapë materialet zgjedhore në kuti dhe procesverbalet PEI të pajisjet e identifikimit biometrik.

Gjithashtu, KAS shtyu vendimin për ankimin e PD dhe LSI për Beratin, deri në shqyrtimin e provave. Seanca e radhës së KAS do të mbahet të hënën.

KAS përmes një njoftimi bëri me dije një ditë më parë se dhënien e vendimit e shtyu për sot, pasi po merr në konsideratë mundësinë e pranimit të disa provave shtesë nga opozita, PD dhe LSI-ja. Kjo pasi iu duhej kohë për të verifikuar këto prova.


Shtuar 15.05.2021 10:26

Tags: ,