Anila Hoxha zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel: Dëshmitarja e parë e traumatizuar

Mbarë opinioni publik është tronditur nga sulmi i përgjakshëm pas mensatës së djeshme  ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake up” në lidhje me sulmin ndaj Top Channel tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj e cila ishte e traumatizuar.

“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”.

Është djegur një Range Rover, autorët, mënyra se si kanë lëvizur, tregon që ka qenë e mirëmenduar.

Ish-dhëndri i Pal Kolës, ky shtetas dyshohet se merret me trafikim klandestinësh, dhe është shoqëruar bashkë me një shokun e tij. Ai u ndalua në Vlorë dhe u mësua se ka qenë dhe në Gjirokastër ditën e djeshme edhe është lënë i lirë.

Përpikmëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, target e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar”, tha gazetarja.


Shtuar 28.03.2023 11:12