Ambasadorja Kim e mahnitur nga Dhërmiu: E admiroj bukurinë e këtij fshati

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një vizitë në fshatin turistik të Vlorës, Dhërmi.

Kim ka shpërdarë në rrjetin social Instagram disa foto dhe shkruan: “E mrekullueshme të takosh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet dhe të qeshësh së bashku. Thjesht e adhuroj bukurinë e Dhërmit”.

Ambasadorja Kim, ashtu si edhe Soreca, janë dy nga diplomatët e huaj në Shqipëri që kanë vizituar pothuajse të gjithë Shqipërinë, dhe vazhdimisht në rrjete sociale ndajnë përshtypjet./albeu.com

Shtuar 3.07.2021 12:17