Ambasadori kroat nga Pogradeci: Protestat janë e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e tyre! Kramariç: Brezi i ri mund t’i japë fund tranzicionit

Nga Pogradeci, ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, deklaroi se qytetarët shqiptarë duhet të kenë lirinë të shprehin nevojat dhe shqetësimet e tyre. Duke iu referuar protestave në vend, ai tha se ato përbëjnë një mesazh politik për qeverinë, e cila duhet ta dëgjojë dhe ta marrë në konsideratë atë.

Kramariç ndodhet në Pogradec për një projekt të organizuar nga Ambasada e Kroacisë në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë. Nisma synon të përcjellë përvojën kroate mbi hapat e ndërmarrë përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe të përgatisë brezin e ri për këtë proces.

Të lidhura

None found

Ambasadori u shpreh se protestat pasqyrojnë ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj çështjeve të tilla si ekologjia, qeverisja dhe mënyra se si funksionojnë institucionet. “Protesta është një e drejtë e qytetarëve. Aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë, por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Ky është një mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik”, tha ai.

Duke folur për reformat që i nevojiten Shqipërisë, Kramariç theksoi se ato nuk duhet të konsiderohen vetëm si kërkesa të Brukselit, por si procese që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve. “Reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen siç e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend”, u shpreh ambasadori.

Sipas tij, zbatimi i reformave mund të kërkojë kompromise dhe marrëveshje, ndërsa ligjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos zbatohen në mënyrë të diferencuar. “Ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet”, deklaroi Kramariç, duke shtuar se ndryshimet e lidhura me integrimin në BE duhet të sjellin përfitime për qytetarët shqiptarë.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu të rinjtë shqiptarë, të cilët i cilësoi të arsimuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi në ekonomi e politikë. Ai tha se gjenerata e re mund t’i japë fund tranzicionit shqiptar. “Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut, por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proces”, tha Kramariç, duke nënvizuar se në Shqipëri ekziston një mbështetje shumë e lartë për integrimin europian.

I pyetur për gjyqin ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Kramariç kujtoi se ka shërbyer si ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër. “Jam njohur me të. Mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Pra duhet të shohim të dyja anët. Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës”, tha ai.

Kramariç vlerësoi se një dënim i Hashim Thaçit nuk do të ishte pozitiv për imazhin e Kosovës si shtet, por theksoi se, pavarësisht vendimit, përgjegjësia për të nuk i përket Kosovës si shtet. “Shpresoj që procesi mos ketë qenë politik, por i drejtë”, përfundoi ambasadori.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom