Alibeaj nga Fieri: Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë (VIDEO)

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim disa orësh në degën e PD-së në Fier. Ai është shprehur se ky takim maratonë është përqendruar në disa pika, mes të cilave është riorganizmi i strukturave të çdo dege si dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkie e këshille bashkiake.

Alibeaj, në prononcimin për media ka shtuar se tentativa për të dalë me një kandidat fitues nga opozita është një ndër alternativat më të pëlqyera prej tij, por një gjë e  tillë nuk është pranuar nga kampi tjetër, sipas tij.

Alibeaj gjithashtu ka thëksuar se synimi është bashkimi i demkratëve, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit pritet të promovohen figura të pastra dhe gjithëpërfshirëse.

“Sot mbledhja ishte me kolegjin e kryetarëve të PD-së dhe qëllimi i parë ishte informimi për të gjitha zhvillimet rreth asaj që nga ana jonë u deklaruar prej kohësh, për daljen me një kandidat të përbashkët fituar. Gjithashtu informimi për formulën që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën. Sigurisht edhe për vendimin e fundit të PD-së pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga zoti Paloka. Ishte udhës sot që jo vetëm t’i informonim. Më i rëndësishëm ishte qëllimi i dytë që ka të bëjë me fillimin e menjëhershëm të procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së. Deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë.


Shtuar 4.11.2022 19:05