Alibeaj bën deklaratën e fortë: Berisha e Rama dështuan të nxirrnin kufoma nga PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë një deklaratë të fortë kur është shprehur se Berisha së bashku me Ramën dështuan ditën e djeshme që të nxirrnin arkivole nga selia e Partisë Demokratike.

Komentet Alibeaj i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Berisha u rikthye sot në vendin e krimit, pas protestës së ditës së djeshme që gjeneroi në dhunë.

“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij” shkruan Alibeaj./albeu.com/