Alfred Rushaj hedh poshtë zërat për “flirt” më PS: Demokratët të rrinë të qetë, do bashkëpunojmë vetëm para kamerave

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj u shpreh se me Partinë Socialiste nuk do të ketë bashkëpunim, por sipas tij do të ketë vetëm diskutim, ashtu siç e kërkon procedura.

Deklaratat ai i bëri në një prononcim për mediat nga selia blu theksoi edhe njëherë rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga të djathtët.

Duke folur për vettingun e politikanëve, Rushaj tha se pavarësisht rezervave që kanë për SPAK, ky proces është shumë i rëndësishëm që të bëhet.

“Unë nuk shoh dualizëm, Basha është shprehur qartë edhe dje, cili është qëndrimi i PD. Ne kemi rezerva me punë e SPAK, nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim. Por nuk kemi asnjë merak kush e bën vettingun. Duke qenë një proces publik, prokurorët e SPAK që do merren me këtë duhet ta bëjnë vendimarrjen e tyre publike. Standardi duhet të jetë publik. Nëse kjo bëhet publikisht do jetë gjykimi më i mirë”, tha ai.

Rushaj nënvizoi më tej rëndësinë e reformës territoriale. “Nuk do doja që i gjithë vëmendja të kufizohej nëse duhet të ketë 60 apo 90 bashki. Është e rëndësishme të diskutohet nga jemi nisur ne për ta bërë këtë propozim. Kemi mjaftueshëm informacion për të parë nëse qëllimi dhe objektivat që ka pasur reforma në atë kohë është realizuar. Qëllimi ka qenë atëherë që të minimizoheshin shpenzimet e tepërta. Nuk janë minimizuar por janë shtuar. Më e rëndësishme, parimi i ofrimit të shërbimeve sa më avër qytetarit është përkeqësuar. Sot qytetarët që jetojnë në zona rurale në disa raste duhet të bëjnë dhjetëra kilometra për të marrë një certifikatë. Këto duhet të ndryshohen. Tjetra që është themelore është decentralizimi. e gjitha kjo përfshi edhe rastin që ndarja territoriale është bërë mbi bazën e interesit të ngushtë politikë. Këto janë arsyet që ne kërkojmë një reformë,” tha ai.

I pyetur për qasjen me socialistët, të cilët janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë, Rushaj tha se me PS do të ketë diskutim para kamerave jo bashkëpunim.

“Ju thoni bashkëpunim, unë do të thoja që nuk do të jetë bashkëpunim, por diskutim siç e kërkon Do procedura dhe rregullorja e Kuvendit. Deri tani nuk jemi ulur. Mbledhja e parë do të thërritet nga kryetarja e Kuvendit dhe aty do të ulen anëtarët e PS dhe PD dhe do të bëhet diskutimi përpara kamerave besoj që të gjithë shqiptarët të shikojnë,” tha Rushaj./albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 13:07