Aleksia Peleshi merr fushatën e babait në dorë, “thur lavde” për Rilindjen në Instagram (VIDEO)

Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia duket se ka vendosur që ta mbështesë Partinë e babait të saj publikisht në këto zgjedhje.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku nxjerr pamjet para dhe pas të Shqipërisë, të cilat sipas saj janë realizuar nga Rilindja.

Aleksia tashmë prej kohësh është bërë e njohur për publikun shqiptar, kryesisht për nisjen e karrierës së saj si modele në moshën 15 vjeçare.

Ndërkohë kohëve të fundit, ajo është rikthyer në vëmendjen e rrjetit për shkak të lidhjes së saj me Romeo Veshaj, aktor dhe moderator i njohur në vend. /albeu.com/

Shtuar 31.03.2021 11:03