Samiti i Iranit të Lirë që do të mbahej më datat 23 dhe 24 në Durrës është shtyrë deri në një njoftim të dytë.
Ky samit do të mbahej për shkak të kërcënimeve të regjimit të mullahëve.
Kujtojmë se ditën e djeshme Ambasada e SHBA me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Samiti do të mbahej në Durrës.
Ata kanë publikuar një njoftim sigurie, duke sqaruar se janë në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë.
Njoftimi:
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 korrik 2022/albeu.com