Alarm për bombë në shtëpinë e ish-kryeministrit grek

Greqia u vu në lëvizje pas një alarmi për bombë në banesën e ish-kryeministrit Samaras.

Një telefonatë për vendosjen e një bombe në shtëpinë e ish-Kryeministrit, Antonis Samaras, alarmoi policinë greke mbrëmjen e kësaj të shtune.

Autoritetet ligjzbatuese morën telefonatën pak para orës 21:00 të së Shtunës, por limiti afatshkurtër i dhënë nga i panjohuri për aktivizimin e pajisjes shpërthyese skadoi.

Policia nxitoi për në shtëpinë e ish-kryeministrit dhe po kryejnë hetime për të përcaktuar nëse është vendosur një pajisje shpërthyese ose nëse është një mashtrim.


Shtuar 27.03.2021 22:35