Luka Modric vazhdon të thyejë rekorde me Kroacinë, ky është i fundit

Me ndeshjen e sotme ndaj Qipros, Luka Modric ka thyer një rekord të ri në Kombëtaren kroate.

Modric është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Kroacisë.

Ndeshja kundër Qipros ishte ndeshja e 135-të e Modricit, duke kaluar rekordin e deritanishëm që mbante ish-kapiteni Dario Srna me 134 ndeshje.

Ylli i Real Madridit debutoi në vitin 2006 dhe që nga kjo kohë është bërë njëri nga protagonistët kryesorë dhe vazhdon të jetë ende pas 15 vitesh.

Momenti kyç i Modricit sigurisht ishte arritja në Finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 ku dhe fitoi Topin e Artë.

Shtuar 27.03.2021 10:03