Akuzohet për shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës

Çështja e ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami, ka kaluar për gjykim. GJKKO ka pranuar dosjen e saj për gjykim.

SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Të lidhura

None found

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit pëe ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër./albeu.com