Bien në pragat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 46 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
P. P., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç.
•Shtetasi G. F., 52 vjeç, me detyrë roje private, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com