“Çohu Enver”, Adrola Dushi sqaron deklaratën e keqkuptuar për ndjekësit (FOTO LAJM)

Adrola Dushi ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale, që është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve të saj. Modelja e njohur është shprehur e revoltuar për shqiptarët, që sipas saj nuk dinë ta përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë.

“Ne si Shqiptare nuk dijme ta menaxhojme lirine dhe demokracine. Cohu Enver na bej derman!”, shkruan Adrola në një postim.

Fraza e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Për këtë arsye ajo është detyruar të japë një shpjegim publikisht për deklaratën e saj.

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone. Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim.


Shtuar 18.06.2021 12:11