Aksion “blic” në Vlorë, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, dy të arrestuar

Pas ngjarjes së fundit, ku u ekzekutua 22-vjeçari Gëzim Sinomati, Policia e Vlorës, ka shtuar kontrollet në qytet me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA, janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjetet dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Kërkime po kryhen dhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Vlorën duke ushtruar kontrolle në automjete dhe zona të riskut.

Kontrolle të intensifikuara në Vlorë, janë ushtruar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati.

Kujtojmë se Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati, i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000.

23-vjeçari i ndjerë nuk ka rezultuar person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.

Policia vendore, e mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, kanë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një makinë.

 


Shtuar 12.01.2024 12:29

Tags: , ,