Italia refuzon ftesën e SHBA dhe Britanisë, nuk do të marrë pjesë në sulmet kundër rebelëve Houthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë ftuar Romën zyrtare të jetë pjesë e sulmeve ajrore që ndërmorën ditën e djeshme kundër objektivave Houthi në Jemen.

Reuters bën me dije se një “ftesë” e tillë është refuzuar nga Italia, e cila ka vendosur që të ndjekë një politikë “qetësuese” në Detin e Kuq.

Reuters raporton gjithashtu se qeveria e Italisë do të kishte nevojë për mbështetje nga Parlamenti në rast se do të dakordohej për të ndërmarrë një sulm ushtarak.

Ndërkohë sipas zyrtarëve amerikanë, Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini ofruan mbështetje logjistike dhe inteligjente për sulmet.

Me përjashtim të Italisë, Perëndimit duket iu sos durimi me sulmet e rebelëve Huthi ndaj anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se forcat e saj ajrore dhe ato britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel nga Jemeni, i cili mbështetet prej Iranit.