Aksion anti-drogë në Shkup! Arrestohen mbi 20 persona, disa të tjerë në kërkim (VIDEO)

Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg… 21 persona nga këto lagje të Shkupit për më shumë se një viti janë ndjekur në çdo hap, kurse policia mëngjesin e sotëm shkatërroi rrjetin, i cili ka tregtuar me drogë.

“Janë arrestuar 21 persona. Është gjetur dhe konfiskuar drogë, automjete, të holla dhe telefona celularë”, thonë nga MPB.

Disa nga të arrestuarit gjenden në Stacionin Policor-Karposh, kurse pas dëgjimit të tyre do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Ne kemi prova se këta persona që janë arrestuar kanë kryer veprën penale – tregti ilegale me drogë dhe prekursorë. Nuk deshëm që para aksionit të realizojmë hetim financiar, sepse frikësoheshim që të mos prishet aksioni. Por, nga e hëna ju siguroj se do të fillojë edhe hetimi financiar”, deklaroi Villma Ruskoska – Prokurore Publike. Aksioni ende po vazhdon. Kërkohen edhe persona të tjerë, kurse janë kyçur edhe njësitë speciale. Janë konfiskuar automjete, celularë, të holla dhe drogë. Tani për tani nuk është arrestuar asnjë zyrtar policor, por Prokuroria do t’u bëjë ekspertizë celularëve, pas çka do të zbulohet – kush ka qenë pjesë e këtij rrjeti të tregtisë me drogë.

Shtuar 25.03.2021 06:03