Aksidentoi 24 vjeçaren, arrestohet djali i ish-shefit të Policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë drejtues mjetesh, një prej të cilëve është dhe djali i ish shefit të policisë, Erzen Breçanit.

Në pranga është vënë 19-vjeçari, Jehon Breçani i cili aksidentoi të renë në trotuar.

Njoftimi

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

V. U., 50 vjeç dhe N. P., 58 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 11.06.2021 08:06