Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari në Elbasan

Një tjetër këmbësore ka humbur jetën në Elbasan pasditen e sotme.

Policia bën me dije se ka humbur jetën tragjikisht  70-vjeçari I.H., pasi është përplasur nga një mjet tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi S.H., 61 vjeç, i cili tashmë ndodhet në polici për hetim.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

 


Shtuar 17.08.2021 22:26