Aksidentohet një fëmijë 6 vjeç në Tiranë, dërgohet në spital

Një 29-vjeër ka aksidentuar një fëmijë 6 vjeç në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 25.05.2021 22:23