Çfarë ndodh nëse kalon afati i dozës së dytë të vaksinës? Flet epidemiologu Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se tejkalimi me një i javës i afatit për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid -19 nuk krijon probleme. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Alimehmeti tha: “Pak ditë s’ka pse të ketë ndonnjë efekt nëse shkon disa javë sipër nuk mund ta themi dot se nuk e ka studiuar njëri. Një vonesë e vogël pak ditore edhe për arsye administrative mund të ndodhin, pak ditë deri në një javë besoj nuk ka problem. Më shumë duhet pyetur prodhuesi dhe testuesi që ku jemi dhe sa kjo vlen dhe është e sigurtë.”, tha Almehmeti.

E rëndësishme sipas tij është që njerëzit të marrin të dyja dozat.

“Me njërën nuk mund ta ndjejmë veten të sigurtë. Vlen një më mirë se hic nëse doza është e një vaksine me efikasitet të lartë me një dozë. Në këtë rast Pfizer dhe Astrazenica”, tha Alimehmeti në Përballë./albeu.com

Shtuar 25.05.2021 10:05