Mbyllja e spitaleve Covid në rrethe, Manastirliu: Lajm i mirë, por duhet patur akoma kujdes

Sot janë mbyllur pavionet e Covid në spitalt rajonale të vendit, pasi situate pandemike është përmirësuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është një lajm i mirë, por që akoma duhet patur kujdes.

“Mbyllja e pavioneve #covid në spitalet rajonale është padyshim një lajm i mirë, por ka ende nevojë për kujdes, në këto metra të fundit të daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.

Nga Spitali Rajonal i Elbasanit, bashkë me Taulantin dhe Gledin, i shprehëm mirënjohjen stafeve mjekësore për punën, sakrificën dhe përkushtimin për trajtimin e pacientëve me #covid19 dhe i sigurojmë qytetarët se ekipet tona do jenë në gatishmëri për çdo situate”, shkruan Manastirliu në Facebook./albeu.com

Shtuar 25.05.2021 10:05