Aktori i Teatrit Kombëtar, Lulzim Beqja, është përfshirë në një aksident automobilistik.
Fatmirësisht sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ka bërë që të shtyhet edhe shfaqja e planifikuar për t’u mbajtur në Teatër.
“Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.lulzim zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.
Fatmirësisht, z. zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “edmond” në vazhdim.
Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”, njofton Teatri Kombëtar./albeu.com/