Trupat e pajetë të 7 emigrantëve të huaj nga Lindja e Mesme dhe të shoferit nga Shkodra, janë nxjerrë nga makina e shkatërruar.
Ata mbetën të vdekur në aksidentin e rëndë në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku shkak mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”, i cili ishte marrë me qira.
Dyshohet se shoferi ka pikasur forcat e policisë, është kthyer nga rruga drejt Përmetit dhe për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin duke rënë në humnerë.
Sipas prokurorit Petrit Çano, nuk janë zbuluar identitet e viktimave dhe pasi të bëhet kjo gjë do fillojë bashkëpunimi me ambasadat përkatëse.