Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit në rrugën e Kavajës, Arjan Konomit. Konomi është transportuar në renimacion për shkak të gjendjes së rënduar.

Është dërguar në renimacion rreth orës 19:00

Ndërkohë që deri më tani, raportohet se bashkëshortja e tij, Vilma është në gjendje më stabël.

Çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe, ku Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë.

Ai u arratis për gati 2 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës.

Policia arrestoi edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit./albeu.com