“Nuk rrija dot si pëllumbi i paqes”, Meta flet për presidencën e tij

Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk rrinte dot pa “si pëllumbi i paqes”, duke mos kthyer ligje dhe duke mos bërë kallëzime penale në SPAK.

Meta u shpreh se nëse nuk do të kishte reaguar, edhe 25 prilli do të ishte kthyer njësoj si ngjarja e Elbasanit.

“25 prilli do të ishte më keq se Elbasani po të mos ndërhynte Ilir Meta. Ju mund të thoni si mund të shkojë presidenti të ngrejë zërin tek FRD? Kush është më afër zyra e PD apo Presidenca?

Nga selia e PD-së zyra e FRD-së ishte larg vetëm 100 metra. Në mënyrën më skandaloze, bashkia e Tiranës pa asnjë shkresë dhe pa asnjë akt administrativ, prej orësh kishte bllokuar energjinë dhe ujin për të nxjerrë jashtë një parti të ligjshme.

Kjo bëhej vetëm e vetëm pse kjo parti në prag të zgjedhjeve kishte kaluar nga koalicioni me PS-në në koalicion me opozitën. Nëse do kishte qenë kreu i PD atje nuk do ishte nevoja të shkoja unë. Në një situatë të tillë unë nuk mund të rrija spëllumbi i paqes por të jepja mesazhin e qartë për respektimin e sistemit tonë politik.

Po të ishte reaguar për ditën e Verës nuk do kishte ndodhur më tej kjo ngjarja e Elbasanit ku u vra një person”, është shprehur Meta./albeu.com/