EMRAT/ Aksidenti te Rruga e Arbrit, identifikohen viktimat

Janë identifikuar personat që humbën jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur sot te Rruga e Arbrit.

Policia njofton se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë Marsel Tefa, rreth 35 vjeç, dhe Egla Celami, 29 vjeçe.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Arbrit në afërsi të Shkallës së Tujanit.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe Tefa me Celamin, të cilët ndodhedhin në automjet kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 18.12.2023 12:59