Aksidenti në Kuçovë, humb jetën një nga të moshuarat, tjetra në gjendje të rëndë

Një nga të moshuarat që u përplasën mbrëmjen e sotme nga një motor në Kuçovë ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se viktima është Leme Mara, 72-vjeçe.

Ndërsa gruaja tjetër e aksidentuar File Ahmeti, 74-vjeçe, është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e sotme dhe drejtuesi i motorit, pasi i përplasi u largua nga vendngjarja.

Shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com

Vdes ne spital e aksidentuara Leme Mara,72-vjeçe. Gruaja tjeer e aksidentuar File Ahmeti,74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.


Shtuar 22.03.2022 20:54